Një gjykatë ruse e ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, për shkelje të dënimit burgim me kusht.
Ky vendim po cilësohet si injorim i thirrjeve të vendeve perëndimore për ta liruar politikanin opozitar, shkruan Reuters.
Ai është duke u përballur edhe me tre akuza tjera për shkaktim të veprave penale në raste të ndara.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Rusisë që ta lirojnë menjëherë opozitarin Navalny, duke shtuar se do të vendosin sanksione.
Ndërsa Moska i ka thënë Washingtonit dhe Brukselit që t’i shikojnë punët e tyre.