Rojat bregdetare në Greqi kanë shpëtuar 27 emigrantë dhe kanë nxjerrë po ashtu një trup të pajetë në një plazh me gurë në ishullin Lesbos.
Besohet se imigrantët erdhën nga Turqia me varkë, shkruan agjencia Reuters.
“Ne kemi shpëtuar 11 burra, 15 gra dhe një fëmijë. Të gjithë janë në shëndet të mirë”, ka thënë një zyrtar i rojave bregdetare greke.
Duke shtuar se imigrantët besohet se janë nga Somalia.