Rusia vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infeksioneve ditore me koronavirus.
Rusia të mërkurën raportoi 21,152 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, përfshirë 2,452 në Moskë.
Duke e çuar numrin kombëtar në 3,633,952, raporton The Guardian.
Autoritetet thanë se edhe 597 njerëz kishin vdekur brenda natës, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në 67,220.