Parlamenti grek ka miratuar me shumicë votash projektligjin për zgjerim me 12 milje detare në detin Jon.
Sipas këtij projektligji territori ujor i Greqisë do të zgjerohet me 13 mijë metra katrorë më shumë, ose rreth 10% të totalit që ka.
Projektligji bëri bashkë dy partitë më të mëdha në Greqi, Demokracia e Re dhe partinë opozitare Syriza të drejtuar nga Tsipras, të cilat miratuan me 284 vota pro projektligjin.
Pas këtij hapi çështja e zgjerimit territorial do të zgjidhet me një dakordësi paraprake me Shqipërinë për të çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias gjatë diskutimit të projektligjit dy ditë më parë në Parlament është shprehur se vendet fqinje e kuptojnë ushtrimin e të drejtës për zgjerimin e vendit.
“Italia e dinte që Greqia do të zgjeronte ujërat e saj territoriale dhe kjo nuk do të thotë se Greqia negocioi me ta.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, bëri një deklaratë të qartë kur u kritikua nga opozita, se është në e drejtë absolute e Greqisë, ashtu si Shqipëria ka ushtruar të drejtën e saj absolute, pa pyetur Greqinë”, u shpreh ministri në parlamentin grek.