​Belgjika kërkon ndalim të udhëtimeve jo esenciale në të gjithë BE

Evropë

​Belgjika kërkon ndalim të udhëtimeve jo esenciale në të gjithë BE

Më: 21 janar 2021 Në ora: 14:51
Alexander de Croix

Kryeministri i Belgjikës, Alexander de Croix, thotë se sonte në takimin e liderëve të BE-së, ai do të propozojë një ndalim të udhëtimit që nuk është me rëndësi thelbësore, në nivelin e të gjithë Bashkimit Evropian.

"Unë do të kërkoj që të gjendet një zgjidhje evropiane që do të përfshinte ndaljen e synuar dhe të përkohshme të të gjitha udhëtimeve jo-thelbësore," tha Croix.

Alexander de Croix thotë se ai tashmë është në kontakt me disa udhëheqës të BE në lidhje me mbështetjen e kësaj ideje.

Ai vëren se kjo nuk është një "mbyllje e plotë e kufirit" dhe se ata duhet të qëndrojnë të hapur për transportin e mallrave dhe punëtorëve ndërkufitarë.

Në Belgjikë, që nga pushimet e Krishtlindjeve është folur për një kufizim të mundshëm të udhëtimit në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i valës së tretë të pandemisë COVID-19, dhe veçanërisht në dritën e shfaqjes së llojeve të reja të virusit.

Autoritetet belge deklarojnë se qytetarët injoruan rekomandimet e shtetit për të mos udhëtuar gjatë pushimeve, dhe se mbi 160 mijë belgë kaluan kufijtë gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Kërkesa e fundit nga zyrtarët belgë vjen përpara pushimit të pranverës në Belgjikë dhe të ashtuquajturave "pushime karnavalesh" në Evropën Perëndimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat