Për shkak të situatës shqetësuese nga COVID-19 autoritetet greke vendosin të mbyllin më shumë se 60 shkolla, kopshte dhe institucione të tjera të arsimimit special.
Vendimi vjen vetëm pak ditë pas nisjes së semestrit të ri.
Mbyllja e shkollave dhe kopshteve shkaktoi presion të madh tek shumë prindër, të cilët shprehen të shqetësuar për arsimimin e fëmijëve dhe shëndetin e tyre mendor.
Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj u raportua për 516 raste të reja me COVID-19, pjesa më e madhe e tyre në rajonin e Atikës dhe në Athinë.