BE i kërkon Putinit të lirojë Navalnyn

Evropë

BE i kërkon Putinit të lirojë Navalnyn

Më: 22 janar 2021 Në ora: 14:06
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, që të lirojë politikanin opozitar, Aleksei Navalny.

“Në bisedën time me Putinin sot, kam riktheksuar se BE-ja është e bashkuar në dënimin e ndalimit të Alexei Navalnyt dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm”, shkroi Michel në Twitter.

Navalny u ndalua fundjavën e kaluar dhe u burgos për 30 ditë, për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht.

Navalny u ndalua menjëherë pas kthimit në Moskë nga Gjermania, ku u trajtua për helmim me një agjent nervor.

Gjykata tha se Navalny e ka shkelur lirimin me kusht - masë që i është shqiptuar më herët, pas disa auzave të ngritura për përvetësim fondesh.

Navalny i ka cilësuar këto akuza si të motivuara politikisht.

Ai përballet me tre vjet e gjysmë burgim nëse shpallet fajtor.

Për lirimin e Navalnyt kanë bërë thirrje edhe zyrtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat