Një 35 vjeçar në Bjellorusi i vuri flakën vetes jashtë selisë qeveritare në Minsk ditën e sotme.
Ai u dërgua menjëherë në spital pasi kalimtarët dhe policia shuan flakët me një aparat zjarrfikës, tha policia.
Ai mund të shihej i shtrirë dhe i rrethuar me flakë në mes të sheshit, pranë një statuje të Leninit në videot e shpërndara në rrjete sociale.
Motivet e burrit nuk janë ende të qarta dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, tha Komiteti Bjellorus në një deklaratë.
Mendohet se ai ishte lyer me një lëng para se t’ia vinte flakën vetes, raporton Reuters.