Portugalia në prag të zgjedhjeve presidenciale, të dielën zgjidhet presidenti i ri

Evropë

Portugalia në prag të zgjedhjeve presidenciale, të dielën zgjidhet presidenti i ri

Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:43
Portugali

Të gjitha sondazhet parashikojnë një fitore bindëse të presidentit aktual Marcelo Rebelo de Sousa, i mbështetur nga partitë e qendrës së djathtë të tilla si Partia Social Demokrate dhe Kristian Demokratët.

Ai ka gjithashtu mbështetjen jozyrtare të sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Antonio Costa.

“Sa më i madh të jetë marzhi i fitores për Presidentin Marcelo Rebelo de Sousa, aq më domethënës do të jetë ky rezultat për partitë e tjera. Dhe nëse rezultati kombinohet edhe me një rezultat vote të dobët për partnerët e partive të majta të Partisë Socialiste, pozicioni relativ i kryeministrit Antonio Costa në bashkëpunim me të majtën duket se forcohet”, tha Tomás Pereira, student i Shkencave Politike.

Partia Socialiste qeveris vendin me një minorancë deputetësh në Parlament, të mbështetur nga marrëveshjet me partitë e majta, por ajo ka humbur mbështetjen e Bllokut të Majtë në votimin e fundit që u bë për buxhetin.

“Mendoj që për Partinë Socialiste, do të jetë interesante nëse, pavarësisht gjithçkaje, Marcelo Rebelo de Sousa nuk do të ketë fitore bindëse, në mënyrë që ai të mos ndihet i mbështetur plotësisht. Sepse kjo mund të shkaktonte një ç ‘balancim të marrëdhënieve të pushtetit midis presidencës dhe qeverisë”, u shpreh José Palmeira, profesor i Shkencave Politike.

Ndërkohë që Portugalia po kalon një nga shpërthimet më të këqija të pandemisë në botë, kriza sociale dhe ekonomike mund të minojë më tej përpjekjet e minorancës në qeveri.

“Roli i presidentit të Republikës mund të forcohet më tej gjatë mandatit të dytë të qeverisjes së tij, për shembull, në rast se ka një krizë politike. Në skenarin ku qeveria ka nevojë për një zëvendësim përpara fundit të mandatit të saj, përpara përfundimit të legjislaturës, roli i presidentit është shumë i rëndësishëm. Atij i duhet që të ndërmjetësoi krijimin e mazhorancës së re parlamentare në mbështetje të qeverisë”, tha José Palmeira, profesor i Shkencave Politike.

Me Portugalinë që po kalon nëpër një shtetrrethim të ri, ekziston shqetësimi që pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale, këtë të dielë, mund të jetë edhe më e ulët sesa zgjedhjet e mëparshme, gjë e cila do të ketë ndikimin e saj tek rezultatet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat