Një grua e moshuar në Britani ra viktimë e një plaçkitjeje të dhunshme nga një grup personash, të cilët e mashtruan duke i thënë se kanë ardhur për t’i dhënë ushqim në pandemi.
Pesë burra arritën të futen në shtëpinë e zonjës së moshuar në Londër pasi e mashtruan atë dhe e bindën që t’ua hapte derën, shkruan BBC.
Hajdutët i futën një çorap në gojë plakës dhe njëri prej tyre iu ul në gjoks, derisa të tjerët ia morën stolitë nga kyçi i dorës.
Policia Metropolitane e kryeqytetit anglez është duke i kërkuar personat e dyshuar, të cilët janë përshkruar si njerëz të bardhë në të njëzetat. Ata kanë qenë të veshur me rroba me ngjyrë të errët.
Policia u njoftua për rastin rreth orës 19 të mbrëmjes të enjten, ndërsa plaçkitja besohet se ka zgjatur nga 20 deri në 30 minuta.