Gruaja e aktivistit rus të opozitës Alexei Navalny është liruar nga paraburgimi.
Ajo mbahej në një stacion policor në Moskë, shkruan BBC,
Media ruse Tas, raporton deklaratën e burimit zyrtar në policinë e Moskës, i cili konfirmoi se Julia Navalny u la e lirë pa dhënë një deklaratë zyrtare.
Ajo u arrestua për pjesëmarrje në një protestë që konsiderohej e paligjshme nga autoritetet.
Protesta u mbajt në sheshin Pushkin në Moskë, dhe për qëllim kishte ngritjen e zërit për shkak të arrestimit të Alexei Navalny.
Protesta ka përfunduar dhunëshëm, ndërsa disa persona janë arrestuar.
Alexei Navalny është arrestuar në aeroportin e Moskës, ditën që u kthye në Rusi nga Gjermania.