Presidenti i Malit të Zi dhe Partisë Socialiste Demokratike (DPS) Milo Gjukanoviç thekson se në shumicën e re në pushtet në këtë vend – koalicioni i shërben interesave të vendeve të tjera para së gjithave atyre që Malin e Zi e përvetësojnë si të veten dhe e shohin si pjesë, si thotë “botës serbe” ,ndërsa globalisht si pjesë e “botës ruse”, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.
Gjukanoviç në referatin e sotshëm dhe ekspozeun në Kongresin e jashtëzakonshëm të DPS përkujtoi se ky subjekt pas zgjedhjeve nuk ka pasur sukses në formimin e qeverisë që solli arsyen e mbajtjes së këtij kongresi.
Ai shtoi se megjithatë ky subjekt ka pranuar rezultatin zgjedhor të cilit i ka kontribuar edhe “manipulimet dhe ndjenjat fetare” si dhe “luftën hibride të hapur” , transmeton “Tanjug”.
Ai potencoi se ka pasur edhe presione tjera "të cilave kësaj radhe nuk ia dolëm të ju qëndrojmë”.
"Ne jemi forca e shtetit tonë, pas 30 viteve është dashur që DPS të shkojë në opozitë dhe që pakica parlamentare të pranojë rezultatet e zgjedhjeve dhe të tregojë se respekton vullnetin e qytetarëve” tha ai.
Kryesia e kësaj partie dje njëzëri propozojë që kandidat për krytera të DPS të jetë Milo Gjukanoviç.
Kryesia po ashtu ka propozuar edhe kandidatët për nën-krytera të partisë: Ivan Vukoviç, Nikola Rakoçeviç, Jevto Erakoviç, Andrija Nikoliç, Sanja Damjanoviç, Abaz Dizdareviç, Gordana Rajoviç dhe Mirsad Muliç.