Nuk ka mjaftuar rënia e qeverisë Rutte, por tashmë masat e reja kufizuese kanë sjellë një zemëratë në Holandë.
Ditën e djeshme qytetarët kanë dalë në protestë masive për të kundërshtuar orën policore që starton nga ora 21:00.
Nuk kanë munguar trazirat, teksa policisë i është nevojitur përdorimi i ujit dhe gazit lotsjellës, kurse protestuesit kanë qenë jo pak agresivë duke hedhur fishekzjarre apo dëmtuar dyqane e supermarkete.
Mbi 100 persona u arrestuan për aktet e dhunshme që ndodhën kryesisht në qytetin e Eindhoven.