Arrijnë 6,5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 në Turqi

Evropë

Arrijnë 6,5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 në Turqi

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:16
Ilustrim

Në aeroportin e Stambollin ka mbërritur pjesa e dytë e vaksinave të porositura nga Kina kundër COVID-19 nga Turqia.

Aeroplani i cili u nis nga Pekini arriti në Stamboll në 6:15 të mëngjesit me kohën lokale.

Kontejnerët që përmbajnë vaksinën u morën nga avioni pas procedurave doganore dhe u zhvendosën në depo.

Gjithsej janë 6.5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, teksa kjo është pjesa e parë prej 10 milionë dozash që janë porositur.

Kujtojmë se vaksinimet në masë në Turqi filluan më 14 janar pasi dërgesa e parë prej 3 milionë dozash të vaksinës Sinovac arriti në 30 dhjetor.

Mbi 1.23 milionë njerëz, kryesisht punëtorë shëndetësorë dhe të moshuar, janë inokuluar që nga 14 janari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat