Papa Françesku shënoi Ditën e Përkujtimit të Holokaustit të Mërkurën duke paralajmëruar se ideologjitë e deformuara mund t'i hapin rrugën një shfarosjeje masive, shkruan AP.
Papa foli para audiencës së tij të përgjithshme javore, të mbajtur në bibliotekën e tij private për shkak të kufizimeve të koronavirusit, për të përkujtuar 76 vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes Auschwitz në Poloni, ku nazistët vranë më shumë se 1 milion hebrenj dhe të tjerë .
Në përgjithësi, rreth 6 milion hebrenjë evropianë dhe miliona njerëz të tjerë u vranë nga gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Papa argjentinas këmbënguli në nevojën për të mbajtur mend, duke thënë se kjo ishte një shenjë e njerëzimit dhe një kusht për një të ardhme paqësore. Por ai tha se të kujtosh "do të thotë gjithashtu të jesh i vetëdijshëm se këto gjëra mund të ndodhin përsëri, duke filluar me propozime ideologjike që pretendojnë të shpëtojnë një popull dhe të përfundojnë duke shkatërruar një popull dhe njerëzimin".