Policia në Holandë ka arrestuar edhe 131 persona që kanë marrë pjesë në protestën kundër mbylljes së vendit si pasojë e COVID-19.
Këtë të mërkure është nata e katërt e protestave që janë duke u mbajtur atje.
Në një deklaratë të lëshuar nga policia thuhet se njerëzit janë mbledhur për të njëjtën kauzë qytet të shumta.
Protestat të cilat janë duke u konsideruar të dhunshme kanë ndodhur pas një deklarate të kryeministrit holandez, Mark Rutte, i cili ka thënë se do të vendos masa të reja të kufizimit si masa parandaluese të përhapjes së koronavirusit, shkruan Euronews.