Gjermania po përgatit kufizime hyrëse për udhëtarët nga Britania, Brazili dhe Afrika e Jugut, tha të enjten ministria e brendshme.
Ndërsa shqetësimet për variantet më ngjitëse të koronavirusit po rriten.
Rregullat e reja po diskutohen me qeverinë gjermane, shtoi zëdhënësi.
Varianti i ri i koronavirusit fillimisht është identifikuar në Britani të Madhe dhe Afrikën Jugore. Ekspertët kanë thënë se ai është shumë më ngjitës se varianti i parë mirëpo përgjithësisht ka simptoma të njëjta dhe nuk është më i rrezikshëm.
Ndryshe, kufizime të reja me shtetet fqinje pritet të ndërmarr së shpejti ky shtet.