Mbi 14 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

Evropë

Mbi 14 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

Më: 28 janar 2021 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

14 mijë e 372 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 492 viktima.

Një gjë e tillë është bërë e ditur në faqen botërore të statistikave, worldometers.info.

Italia radhitet e 8’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me gjithsej 2 milionë e 515 mijë e 507 raste si dhe 87 mijë e 381 viktima.

1 milionë e 953 mijë e 509 persona janë shëruar nga ky virus, 93 mijë e 49 raste janë aktive me të, ndërsa 2 mijë e 288 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Deri tani në Itali janë kryer 31 milionë e 886 mijë e 202 testime për koronavirusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat