Një ndalim gati i plotë i abortit në Poloni ka vendosur bazën për një përballje midis një lëvizje proteste të njohur si "Greva e Grave" dhe koalicionit qeverisës konservator të vendit, raporton TheGuardian
Udhëheqësi i të drejtave të njeriut të Polonisë, i cili drejton një nga institucionet e pakta në vend që mbetet i pavarur nga qeveria, tha se vendimi ishte një lajm i tmerrshëm për gratë polake.
"Shteti dëshiron të kufizojë më tej të drejtat e tyre, të rrezikojë jetën e tyre dhe t'i dënojë me tortura," tha Adam Bodnar. "Kjo ofensivë kundërshtohet nga shoqëria civile."