Portugalia kufizon lëvizjet jashtë vendit

Evropë

Portugalia kufizon lëvizjet jashtë vendit

Më: 29 janar 2021 Në ora: 00:04
Portugali

Portugalia, e goditur nga një shpërthim i rasteve me koronavirus, do të kufizojë lëvizjet jashtë vendit për shtetasit e saj për një periudhë 15 ditore, duke nisur nga e diela, njoftoi sot ministri i Brendshëm Eduardo Cabrita.

“Përveç rasteve të jashtëzakonshme, gjatë 15 ditëshit të ardhshëm, daljet e qytetarëve kombëtarë në rrugë ajrore, tokësore apo detare do të jenë të kufizuara”, deklaroi ai gjatë një ndërhyrjeje në Parlament për çështjen e rinovimit të gjendjes së jashtëzakonshme duke nisur nga e diela.

Kjo masë e re kufizuese do të hyjë në fuqi në mesnatën e të shtunës.

Portugalia, vendi më i prekur në botë, në raport me popullsinë gjatë dy javëve të fundit, kishte pezulluar tashmë linjat ajrore me Britaninë e Madhe.

Më pas, Lisbona njoftoi pezullimin duke nisur nga e premtja të të githa fluturimeve me Brazilin. .

Komisioni Europian, i shqetësuar për të shmangur mbylljet e kufijve brenda BE-së, rekomandoi të hënën që vendet anëtare të vendosin kufizime të reja të udhëtimit për zonat më të prekura nga virusi, përfshirë për disa udhëtime thelbësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat