Asnjë ndryshim nuk do të bëhet në normat e tatimit mbi të ardhurat në vitin e ardhshëm, pasi qeveria Skoceze përcaktoi planet e saj të buxhetit, raporton BBC.
Sekretarja e Financave, Kate Forbes u tha se kjo ishte një kohë për "stabilitet, siguri dhe mbështetje të synuar".
Ajo gjithashtu premtoi një "kundërpërgjigje të jashtëzakonshme", ndaj pandemisë Covid-19, me fonde shtesë për punë dhe aftësi.
Autoriteteve lokale do t'u ofrohen gjithashtu stimulim për të ngrirë normat e taksave të këshillit dhe për të parandaluar rritjen e faturave të familjeve.
Planet e buxhetit vijnë gati një vit nga rasti i parë i konfirmuar i koronavirusit në Skoci, derisa në një deklaratë sekretarja e Financave, Forbes kishte thënë se "pandemia ka tronditur shoqërinë dhe ekonominë tonë në thelbin e tyre".
Ndërkohë, Komisioni Fiskal Skocez ka paralajmëruar se ekonomia nuk do të kthehet në nivelet para-pandemike deri në 2024.