Një austriak i ka lënë një shumë të madhe në testament një fshati francez nw shenjw mirënjohjeje pasi banorët strehuan familjen e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Le Chambon-sur-Lignon në Francën juglindore mbrojti mijëra hebrenj dhe ka një reputacion të kahershëm në mbrojtjen nga persekutimi të njerëzve.
Eric Schwam, i cili vdiq muajin e kaluar në moshën 90 vjeçe, u strehua në këtë vend me familjen e tij në vitin 1943.
Kryetari i fshatit ka thënë se ai ia ka lënë fshatit një “shumë të madhe” në testamentin e tij, pa konfirmuar një shifër.
Por paraardhësi i tij për kryetar bashkie i tha medias lokale se Schwam mendohet se ka lënë rreth dy milionë euro.