Protestuesit kanë vërshuar në rrugët e disa qyteteve në Poloni për të tretën natë radhazi kundër ligjeve për abortin.
Ligji që hyri në fuqi të mërkurën e bën thuajse të pamundur abortin në rrugë të ligjshme, me përjashtim të rasteve të incestit, përdhunimit apo kur shtatzënia vë në rrezik jetën e nënës.
Protestuesit sfiduan kufizimet e coronavirusit duke marshuar në rrugët e kryeqytetit me thirrje për “liri, barazi dhe abort sipas kërkesës”.
Protesta ka qenë kryesisht paqësore, ndërsa policia ka përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Qytetarët e Polonisë kanë shprehur indinjatë pas ligjit të vendosur nga partia e krahut të djathtë “Ligj dhe Drejtësi”.
Qeveria ka qenë nën presionin e një grupi ultra-konservator për të shtuar edhe më të tej kufizimet e një ligji që është parë gjerësisht si më i rrepti në Bashkimin Europian.
Një prej organizatoreve të protestës, Klementyna Suchanow, u lirua nga policia pasi u arrestua një natë më parë pasi kishte vendosur një pankartë në derën e Gjykatës Kushtetuese.
Në pankartë lëvdohej Argjentina, shtet i cili liberalizoi ligjet e abortit, ndërsa Suchanow u shpreh se shpresonte që edhe Polonia të ndiqte të njëjtën rrugë.