Agjencia Italiane e Barnave miraton vaksinën AstraZeneca për moshat 18 deri në 55 vjeç

Evropë

Agjencia Italiane e Barnave miraton vaksinën AstraZeneca për moshat 18 deri në 55 vjeç

Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Agjencia Italiane e Barnave miratoi përdorimin e vaksinës anti-Covid  të AstraZeneca për njerëzit nga mosha 18 deri në 55 vjeç.

Kjo është vaksina e tretë e Covid-19 që Agjencia Evropiane e Barnave ka rekomanduar për autorizim.

Duke siguruar qytetarët e BE-së se vaksina plotëson standardet e BE-së dhe vendos masat mbrojtëse, kontrollet dhe detyrimet për të mbështetur fushatat e vaksinimit në të gjithë BE-në.

Drejtorja Ekzekutive, Emer Cooke, kësaj agjencie deklaroi se është zgjeruar më tej arsenali i vaksinave në dispozicion të vendeve anëtare të BE dhe EEA, për të luftuar pandeminë dhe për të mbrojtur qytetarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat