Portugalia ka paralajmëruar se kanë mbetur vetëm shtatë shtretër të lirë në njësitë e kujdesit intensiv të ngritura për rastet Covid-19 në territorin e saj, raporton Reuters.
Një rritje e infeksioneve në vend ka shtyrë autoritetet të dërgojnë disa pacientë kritikë në ishujt Portugezë.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë treguan se, nga 850 shtretër të alokuar për rastet Covid-19 në territorin e saj, një rekord 843 shtretër ishin tani të zënë.
Kombi prej 10 milion banorësh ka një shtesë prej 420 shtretërish ICU për ata me sëmundje të tjera.
Ministria tha se numri i infeksioneve ditore ishte 12,435, duke rënë nga rekordi i së enjtes, ndërsa kishte 293 vdekje.
Portugalia, e cila deri më tani ka raportuar gjithsej 12,179 vdekje Covid-19 dhe 711,018 raste, ka mesataren më të lartë në botë shtatë-ditore të rasteve dhe vdekjeve.