Gjermania është duke i porositur vaksinat për vitin 2022 në rast se duhen doza të rregullta ose përforcuese për të mbajtur popullsinë imune ndaj varianteve të COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, mes zhgënjimit në rritje në Evropë me ritmin e ngadaltë të vaksinimit, shkruan Reuters.
Spahn gjithashtu ka treguar se nga 83 milionë banorë sa ka në Gjermani, 2.3 milionë prej tyre tashmë kanë marrë një dozë.
Gjermania – vend ky me ekonominë më të fuqishme në Evropë – është dëmtuar nga përhapja e valës së dytë të COVID-19 gjatë muajit nëntor.