Situatë e tensionuar në Paris për shkak të një ligji, policia përdorë gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë demonstruesit

Evropë

Situatë e tensionuar në Paris për shkak të një ligji, policia përdorë gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë demonstruesit

Më: 30 janar 2021 Në ora: 23:50
Foto

Në qendër të Parisit kanë shpërthyer përleshjet mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestave të reja, për shkak të ligjit të shumëpërfolur për sigurinë globale, që do të kufizonte shpërndarjen e fotografive dhe videove gjatë aksioneve të policisë.

Në rrjetet sociale janë publikuar një sërë videosh, ku shihen se si policia ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Ndryshe më ligjin e  sigurinë globale ishte paraparë dënimi prej një viti burgim si dhe dënimi me para prej 45 mijë eurove, në rast të shpërndarjes së video materialeve dhe fotografive në të cilat mund të identifikohen policët me qëllim që mund t’ju bëj dëm.

Kritikët e ligjit kanë theksuar se ai do të mund të rrezikonte fuqinë e mediave që të kontrollojnë sjelljen e policisë, kështu Parlamenti francez ka propozuar se klauzola të ndërrohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat