12 persona kanë humbur jetën në një aksident të ndodhur në qendër të Rusisë afër Syzran në rajonin Samara.
Në aksidenti u përfshi një trailer dhe një minibus, ku përveç viktimave pati dhe 11 të tjerë të plagosur.
Besohet se shoferi i trajlerit humbi kontrollin e mjetit duke dalë në korsinë tjetër duke u bërë kështu shkak për aksidentin.
Hetuesit rusë kanë hapur çështje hetimore për ngjarjen e rëndë.
Rusia ka rrugët me përqindjen më të lartë të vdekjeve në të gjithë botën.
Shpesh shkak për aksidentet bëhen shoferët e dehur, kushtet e këqija të rrugëve dhe mjetet e amortizuara.