Parisi e ka reputacionin e qytetit të romancës dhe për këtë arsye njihet edhe si “Qyteti i dashurisë”.
Mirëpo një studim i bërë së fundmi për divorcet në Britani të Madhe thotë se 23 për qind e të divorcuarve kanë bërë propozimin për martesë pikërisht në Paris.
Hulumtuesit kanë anketuar 3500 britanikë të divorcuar për t’i pyetur se ku janë fejuar dhe 23 për qind e tyre deklaruan se këtë e kanë bërë në kryeqytetin e Francës, shkruan Daily Mail.
Në vendin e dytë si qyteti ku ka pasur më së shumti propozime martesash e që kanë përfunduar me divorc është kryeqyteti i Islandës Reykajviku ndërkaq në vendin e tretë hyn New Yorku