Ish-kryeministri italian Matteo Renzi nisi hapat e parë për të gjetur sa më shpejt një zgjidhjeje të krizës politike që ai vetë krijoi, duke nisur bisedimet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve Roberto Fico, i cili mori një mandat nga Presidenti italian Sergio Mattarella për të kontrolluar qëndrueshmërinë e formimit të një qeverie të re me të njëjtat parti që mbështesnin qeverinë e mëparshme të udhëhequr nga Giuseppe Conte.
Renzi u kërkoi partive të mazhorancës të bënin gati një program të ri politik të përbashkët dhe të qartë
"Kjo krizë nuk është shkaktuar nga simpatia personale ose konfliktet personale, por ajo lind nga nevoja për t'i dhënë përgjigje bashkëqytetarëve tanë, ne jemi të gatshëm të luajmë një rol në një dokument të shkruar që do të sqarojë kush bën çfarë dhe me cilin orar”, u shpreh Matteo Renzi.
Partia Demokratike, e udhëhequr nga Nicola Zingaretti dhe Lëvizja Pesë Yje, e udhëhequr nga Vito Crimi, gjithashtu treguan gatishmërinë e tyre për të arritur një marrëveshje mbi një program të ri politik të përbashkët.
"Ne kërkojmë që kjo detyrë për të shkruar një program politik në fund të mandatit do të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve italianë për t'u ngritur në këmbë dhe për të parë të ardhmen me shpresë dhe besim”, deklaroi Nicola Zingaretti, sekretar i Partisë Demokratike.
Është ende e paqartë se kush do të emërohet për të formuar një qeveri të re pas këtyre raundeve të reja të bisedimeve.
Fico do të duhet raportojë tek presidenti Mattarella deri të martën.
"Në shumë vendime ka pasur humbje kohe, por unë mendoj se Renzi e teproi paksa. Nuk mendoj se ishte koha e duhur për të bërë një gjë të tillë e tanimë do të shohim se çfarë do të ndodh”, tha një qytetar.
Një javë më parë, Giuseppe Conte u dorëhoq pasi humbi një shumicë të besueshme në Senat sepse ish-kryeministri Renzi tërhoqi ministrat e partisë së tij në një mosmarrëveshje rreth mënyrës se si do