Mijëra protestues u përplasën sot me policinë në Vjenë. Protesta e cila është e ndaluar sipas rregullave u organizua nga ekstremistët e djathtë kundër pandemisë .
Shumica e demonstruesve ishin pa maskë në rrugë, ndërsa pati edhe shoqërime.
Që nga 26 dhjetori, Austria është në bllokimin e tretë kombëtar. Dyqanet dhe shumë biznese janë të mbylluradhe për këtë arsye stafi i tyre nuk është në gjendje të punojë.
Partia e Lirisë opozitare ka denoncuar masat e ndryshme kufizuese si “paranojë të koronavirusit ” dhe udhëheqësit e saj kanë dërguar mesazhe kontradiktore për çështje të tilla si vaksinimet.