Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 484 raste të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit 17 pacientë vdiqën nga ndërlikimet e sëmundjes, duke e çuar në 5,796 numrin e viktimave që nga fillimi i oandemisë.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 156957, nga të cilat 52.0% janë burra.
Gjithashtu, 255 persona po trajtohen me intubim në spitale. Mosha e tyre mesatare është 69 vjeç.
Sakaq, mosha mesatare e personave që kanë vdekur është 79 vjeç dhe 95.5% kishin sëmundje shoqëruese.