Autoritetet shëndetësore britanike kanë dhënë detaje të reja rreth vaksinimit kundër coronavirusit.
Gati 9 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës së coronavirusit dhe gati gjysmë milioni kanë pasur të dyja dozat, treguan të dhënat e qeverisë të dielën.
Rreth 8,977,329 njerëz kishin marrë dozën e parë që nga e shtuna, sipas të dhënave gjersa 491,053 kishin të dyja dozat, raporton cnn.
Me popullsinë e saj rreth 66.7 milionë banorësh, kjo do të thotë se rreth 13 për qind e banorëve kanë marrë dozën e parë dhe rreth 0.7 për qind i kanë pasur të dyja.
Vendi regjistroi 587 vdekje brenda 28 ditëve nga një provë pozitive të dielën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 106158.