Shitjet e birrës në Gjermani kanë rënë për 5.5 për qind vitin e kaluar, duke u vënë më poshtë për shkak të mbylljeve të gjata të bareve e restoranteve për të ulur rrezikun e përhapjes së COVID-19.
Birraritë dhe shpërndarësit me bazë në Gjermani kanë shitur 8.7 miliardë litra birrë vitin e kaluara, sipas Zyrës së Statistikave Federale. Këto të dhëna nuk përfshijnë birrat pa alkool apo ato të importuara nga janë BE-së.
Shitjet e birrës gjermane kanë rënë prej vitesh si rezultat i shqetësimeve shëndetësore dhe faktorëve të tjerë. Tani, ato kanë rënë në 22.3 për qind që prej vitit 1993, shkruan AP.
Megjithatë, rënia e vitit të kaluar ishin e theksuar, e ndikuar nga masat ndaluese për shkak të virusit. Shitjet ishin në rëni për 17.3 për qind në prill krahasuar me një vit më herët, dhe 14.1 në nëntor.