Kremlini i quan protestuesit që mbështetën Navalnyn, huliganë dhe provokatorë

Evropë

Kremlini i quan protestuesit që mbështetën Navalnyn, huliganë dhe provokatorë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 11:34
Rusi

Kremlini i ka quajtur huliganë dhe provokatorë, njerëzit që të dielën mbushën rrugët e Rusisë me protesta për të kërkuar lirimin e kritikut Alexei Navalny.

Në një konferencë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se dialogu me ata njerëz që protestuan është i pamundshëm.

“Nuk mund të ketë bisedime me huliganë dhe provokatorë”, tha ai, raporton Reuters.

Të dielën, mijëra protestues janë arrestuar në Rusi për shkak të protestave të nxitura pas arrestimit të Navalnyt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat