Në 24 orët e fundit, gjashtë vdekje dhe 313 persona të sapo infektuar me virusin korona u raportuan në Malin e Zi, në 876 mostra të analizuara, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik.
Shumica e infektuar rishtas janë në Podgoricë - 149. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga pasojat e virusit korona në Malin e Zi që nga fillimi i epidemisë - 811.
Numri i rasteve aktive është 7.245. Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me virusin e ri korona në Malin e Zi që nga fillimi i epidemisë në mars të vitit të kaluar është 61.972.