Për herë të parë një grua do ta udhëheq Këshillin e Myslimanëve në Britani të Madhe

Evropë

Për herë të parë një grua do ta udhëheq Këshillin e Myslimanëve në Britani të Madhe

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 16:10
Zara Mohammed-in

Këshilli i Myslimanëve të Britanisë së Madhe zgjodhi Zara Mohammed-in si udhëheqëse, e cila është hera e parë që trupi i beson një funksion të tillë një gruaje.

Ajo do të marrë pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të trupit më të madh të xhamive, shkollave islamike dhe shoqatave myslimane, raporton theguardian.

Pas zgjedhjeve, ajo shkurtimisht komentoi se ishte e nderuar të merrte një përgjegjësi të re. “Unë jam mirënjohëse për shansin dhe besimin e delegatëve”, tha ajo.

Zara Muhammad (29) është nga Glasgow, dhe ajo është gjithashtu Sekretarja e Parë e Përgjithshme e organizatës gjersa kundër kandidat e kishte Aymala Masrura, hoxhë dhe profesoreshë.

Zgjedhja e Zara Muhamedit u mirëprit nga Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat