​Greqi: 543 raste të reja, 33 viktima nga koronavirusi

Evropë

​Greqi: 543 raste të reja, 33 viktima nga koronavirusi

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Në Greqi, 543 raste të reja të virusit korona janë konfirmuar në 24 orët e fundit dhe 33 njerëz kanë vdekur, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik.

Aktualisht janë 248 pacientë në aparate për frymëmarrje në spitalet në të gjithë Greqinë, raporton agjencia e lajmeve ANA.

Që nga fillimi i epidemisë, 157.495 njerëz janë infektuar, nga të cilët 5.829 kanë vdekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat