Një tërmet me fuqi 4.7 të shkallës Rihter goditi sot rajonin e Karaburun në provincën turke të Izmirit në bregdetin e Egjeut, raportojnë mediat turke.
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti u regjistrua në orën 16:10 me kohën lokale në një thellësi prej 6.9 kilometrash.
Tri tërmete u regjistruan në të njëjtën zonë këtë mëngjes.
Dy prej tyre me një diferencë prej një minute.