Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë njoftoi se Forcat Turke të Sigurisë bindën 2 terroristë të braktisin armët dhe të dorëzohen.
Pasi u larguan nga organizata terroriste PKK, terroristët u dorëzuan falë përpjekjeve të bindjes nga policia dhe xhandarmëria, thuhet në njoftimin e ministrisë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Në deklaratë bëhet e ditur se terroristët iu bashkuan grupeve terroriste në data të ndryshme midis viteve 2010-2014 dhe ishin aktivë në Irak.
Nga ministria gjithashtu bëjnë të ditur se numri i terroristëve të PKK-së të cilët janë dorëzuar përmes bindjes këtë vit ka arritur në 16.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.