Autoriteti francez i shëndetësisë ka thënë se vaksina anti-COVID “AstraZeneca” duhet t’u jepet vetëm personave nën moshën nën 65-vjeçare.
Franca është shteti i radhës nga BE-ja që kufizon përdorimin e kësaj vaksine, duke përmendur të dhëna të pamjaftueshme për efikasitetin e saj për njerëzit e moshuar.
Rregullatori i BE-së për barnat ka aprovuar vaksinën Oxford-AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të përdorimit.
Gjermania dhe Austria tashmë kanë rekomanduar që ajo të mos u jepet personave mbi 65 vjeç.
Ka pasur kritika për ritmin e ngadaltë të vaksinimeve në BE.
Komisioni Evropian pati përplasje me AstraZeneca javën e kaluar, pasi kompania tha se nuk mund të furnizonte dozat e pritshme në kohë.