​Greqia konfirmon 1.261 raste të reja dhe 22 viktima nga COVID-19

Evropë

​Greqia konfirmon 1.261 raste të reja dhe 22 viktima nga COVID-19

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 06:54
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi 1.261 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar dhe 22 njerëz kanë vdekur si rezultat i këtij infeksioni, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik.

Që nga fillimi i epidemisë, 158.716 raste të koronavirusit janë regjistruar në Greqi, nga të cilat 5.988 kanë të bëjnë me udhëtime jashtë vendit dhe 49.885 me raste të njohura tashmë.

Aktualisht, 244 pacientë janë në aparate për frymëmarrje, me një moshë mesatare 70-vjeç.

Deri më tani, 5.851 njerëz kanë vdekur nga virusi korona, raporton agjencia e lajmeve ANA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat