Më shumë se 13 mijë raste të reja me koronavirus në Itali

Evropë

Më shumë se 13 mijë raste të reja me koronavirus në Itali

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Italia po vazhdon të shënoj shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

13 mijë e 189 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Itali.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 476 viktima.

Italia radhitet e 8’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me gjithsej 2 milionë e 583 mijë e 790 raste dhe 89 mijë e 820 viktima.

Deri tani në Itali janë shëruar 2 milionë e 59 mijë e 248 persona, ndërsa 434 mijë e 722 raste janë aktive me koronavirus.

Italia deri tani ka kryer 33 milionë e 332 mijë e 881 testime për COVID-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat