Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe udhëheqësit e tjerë të BE-së nuk janë humbës për shkak të zbatimit më të shpejtë të imunizimit në Britaninë e Madhe, por në BE vaksinimi kryhet në një mënyrë më të sigurt, u njoftua sot nga Pallati Elysee.
Vaksinimi në Britaninë e Madhe ka përparuar në krahasim me BE-në pasi vaksina AstraZeneca ishte aprovuar më parë në Britani, raporton Reuters.
Dyshimet e Macron për efikasitetin e vaksinës AstraZeneca në popullatën mbi moshën 65-vjeç në Britaninë e Madhe shkaktuan indinjatë, pasi njerëzit mbi moshën 65-vjeç gjithashtu e morën këtë vaksinë.
BE zhvilloi një procedurë më komplekse të aprovimit të vaksinës dhe AstraZeneca mori një leje javën e kaluar, ndërsa Britania e Madhe miratoi vaksinën nën një procedurë emergjente.
"Mbani në mend se Boris Johnson padyshim i përdori këto argumente për të konfirmuar korrektësinë e vendimit që Britania e Madhe të largohej nga BE dhe ai ka të drejtë ta bëjë këtë," tha një këshilltar i presidentit Macron.