Ministri i brendshëm i Turqisë akuzoi Shtetet e Bashkuara të enjten se ishin pas grushtit të shtetit të dështuar në vitin 2016.
Ankaraja ka akuzuar një predikues mysliman që jeton në SHBA për grusht-shtetin, raporton e përditshmja Hurriyet.
Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu pohoi se Shtetet e Bashkuara kontrolluan përpjekjen për grusht shteti ndërsa rrjeti i klerikut mysliman. Fetullah Gulen e kryente atë, duke shtuar se “Evropa ishte e kënaqur me rastin”.
“Është shumë e qartë se Shtetet e Bashkuara janë prapa veprimeve të 15 korrikut. FETO e bëri atë me urdhër të tyre”, tha Soylu.
Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar vazhdimisht kërkesat e Turqisë për ekstradimin e Gulenit, duke përmendur mungesën e provave të besueshme nga Ankaraja.
Më shumë se 250 njerëz u vranë në një përpjekje për të përmbysur presidentin, Recep Tayyip Erdogan dhe qeverinë më 15 korrik të 2016.
Ankaraja ka akuzuar prej kohësh predikuesin, Fethullah Gulen, një ish aleat i Erdoganit që jeton në Pensilvani dhe lëvizjen e tij, për të cilën Ankaraja përdor shkurtesën “FETO”. Gulen mohon çdo përfshirje.