Një grevë kombëtare ka nisur sot në Francë, ku punonjësit e sektorit publik kërkojnë rroga dhe kushte më të mira pune, duke dënuar mbështetjen e dobët të qeverisë gjatë periudhës së pandemisë.
Greva e nisur sot thuajse në të gjithë Francën u thirr nga sindikata më e madhe në vend General Confederation of Labour (CGT). Të tjera sindikata u bashkuan në të, si dhe grupe të studentëve dhe organizata të rinjsh.
Mijëra punonjës dolën në rugët e Parisit duke brohoritur slogane si “Vende pune, rroga, pensione,…”, siç shihet në videot e postuara.
Protestuesit nxisnin qeverinë të ndajë më shumë fonde për arsimin dhe shërbimet publike si pjesë e planit kombëtar për rekuperimin nga Covid-19.
Policia monitoronte nga afër protestuesit në Paris, disa prej të cilëve ndezën fishekzjarre.
Në të tjera qytete kishte gjithashtu protesta.
Një nga zhvillimet më të ashpra u bë në qytetin Rennes, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj demonstruesve.