Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Itali bën me dije se kanë humbur jetën 422 persona.
Gjithashtu, sipas autoriteteve nga 270,142 teste të realizuara, janë raportuar 13,659 raste pozitivë për koronavirus.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 90,241 humbje jete.
Krahasuar me ditën e djeshme është vënë re një ulje e viktimave nga 476 humbje jetë në 422 ditën e sotme.
Gjithashtu sipas mediave të huaja edhe numri i rasteve vijon të mbetet në rritje.