Në 24 orët e fundit, Greqia konfirmoi 1,070 raste të reja me koronavirus.
Gjithashtu autoritetet e shëndetësore njoftuan se si pasojë e Covid-19 e humbën jetën 25 qytetarë të tjerë.
Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend është 160,935 nga të cilat 51.9% janë burra.
Sa i përket viktimave, numri total i rasteve fatale ka shkuar në 5,903 prej të cilëve 3473 (58.8%) janë burra. Mosha mesatare e viktimave është 79 vjeç.