Çdo ditë dhe më shumë dhuna ndaj grave të cilat detyrohen të prostituojnë po rritet. Covid-19 ka bërë që jeta e tyre të vështirësohet dhe më shumë ku shumë prej tyre tani kërkojnë ndihmë dhe për t’u ushqyer.
Një qendër bamirësie në Itali ka ndihmuar gratë që kanë rënë pre e trafikimit për vite me rradhë, por muajt e fundit situata është bërë gjithnjë e më e paqëndrueshme.
“Nëse nuk punojnë përfundojnë në duart e burrave që duan t’i shfrytëzojnë, nëse shkojnë në rrugë nuk i përdorin maskat sepse infeksioni është problem i tyre i fundit.”– ka bërë të ditur një zëdhënëse e Qendrës.
Disa kanë pasur të gjitha simptomat e Covid-19, të tjerat me siguri janë sëmurë por askush nuk i ka çuar te mjeku. Në kohën e virusit prostitutat nuk shkojnë ta bëjnë tamponin, sepse kanë frikë mos i identifikojnë, i përjashtojnë nga shtëpitë ku jetojnë, mund të shantazhohen dhe më shumë.
Paratë sa vijnë dhe pakësohen dhe strehimi është gjithnjë e më i pasigurt.