Rrugët e Parisit u mbushën plot me ujë ditën e shtunë pasi lumi Sena që përshkon kryeqytetin francez doli nga shtrati për shkak të prurjeve të shumta nga reshjet.
Argjinaturat dhe rrugët e famshme të kryeqytetit u zhytën nën lumë për të pestën ditë me radhë dhe sinoptikanët parashikojnë që situata mund të vijojë deri të hënën.
Edhe në Gjermani, trafiku i anijeve u ndalua pasi Reni arriti nivele të larta uji duke bërë të pamundur kalimin e anijeve nën ura.
Kryeministri francez Jean Castex premtoi mbështetje për tokat bujqësore dhe banorët, toka e të cilëve u dëmtuan në jug të Francës nga lumin Garonne që kalon midis Bordeaux dhe Toulouse.